Aurora - Larg Je ti
Postuar Nga Dark_Angle
33 Anetaret qe Kan pare kete lyrics.
Mallin do shkepus ne tel kitare
do t’notoj si peshku n’tokën e thate
si vala do ju perkedheli flok’t e tua
si loti do rrokullisem n’prehrin tuaj
me zgjat doren mos thuaj gjithçka mbaroi
mos më ler si portret i humbur t'vajtoj
Detin do ta qaj me lotin e fshehur
do ta gjej fytyren tënde te buzeqeshur
Larg je ti
Larg je ti
Po t'kisha pranë edhe njëherë
Imazhin tënd ta shihja,se si buzeqesh
ne rrudhat e qiririt te ecja i marrë
diellin ta lusja për të mos qare
fati te mori ne shiun e zjarrte
e unë mbeta,pa te thënë një fjale
Lamtumire
Lamtumire
o... Lamtumire
Larg je ti
Larg je ti
O sa larg larg je ti
Si ta gjej hijen tuaj
ndoshta aty fshihet lumturia
buzeqeshja jote të vijë ne varrin tim
e qe vdekja te linde përsëri dashurinë